Meennz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mennnaa
 
HomePortalLatest imagesRegisterLog in

 

 -=-Filozofi-=-

Go down 
2 posters
Go to page : Previous  1, 2
AuthorMessage
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:42 pm

ABT, Tomas (ABBT, Thomas) filozof gjerm. (1738-1766). Prof. i filozofisë në Frankfurt, më vonë edhe i matematikës. Moralist i popullarizuar, që i kushton kujdes më të madh edukimit arsimor-pragmatik" dhe më pak distinksionit filozofik eminent.
Veprat kryesore: Vom Tode fiirs Vaterland (1761); Vom Verdienst (1765); Vermischte Schriften (6 vëll. 1768-1790).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:42 pm

ABUBAKËR (emri i vërtet Ibn Tofal), filozof arab (rreth 1100-1185). Ithtar i Avempases. Autor i romanit filozofik I gjalli, i biri i të Zgjuarit, në të cilin paraqet zhvillimin intelektual të njeriut që është internuar në një ishull të vetmuar dhe gjendet jashtë të gjitha marrëdhënieve historiko-shoqërore. Në ekstazë, sipas Abubakërit, njeriu bashkohet me perëndinë dhe kështu zhduket ndryshueshmëria dhe shumëkuptimësia e gjërave, gjithçka bëhet një. Bashkimi me perëndinë sjell lumturi ndërsa largimi nga ajo vetëm mundime.
Veprat (ndër të cilat edhe I gjalli, i biri i të Zgjuarit) i botoi dhe i përktheu nga arabishtja Pons Boigues në Saragosë (1900).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:43 pm

ADELARI, Bathias, filozof angl. (rreth 1100). Në mësimin e tij origjinal mbi universaliet përpiqet të pajtojë pikëpamjen e Aristotelit dhe të Platonit. Ajo që është reale në objektet varet nga ajo që na intereson, çka duam të arrijmë me vëzhgimin tonë: ose veçantinë individuale ose atë që është e njëllojshme.
Kryevepra: De eodem et diverso.
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:43 pm

ADIKES, Erih (ADICKES, Erich), filozof gjerm. (1866-1928). Prof. i filozofisë në Mynster dhe Tybingen (si trashëgimtar i Kr. Sigvartit). Filozofia e Kantit është bazë e tërë metafizikës së Adikesit, (e cila sipas tij nuk është shkencë). Është njëri nga hulumtuesit më të njohur të Kantit dhe botues i dorëshkrimeve dhe i bibliografisë së tij. Këto hulumtime A. i bëri nëpërmjet argumentimeve të hollësishme filologjike dhe në përputhje me pikëpamjen e tij të përgjithshme se problemet e caktuara të historisë së filozofisë duhen përpunuar në radhë të parë përmes metodës filologjike.
Veprat kryesore: Kants Systematik als systembildender Faktor (1887); Kant contra Haeckel (1901); Kant und das Dirtg an sich ( 1924); Kant als Naturforscher (2 vëll. 1924-25).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:43 pm

ADELARI, Bathias, filozof angl. (rreth 1100). Në mësimin e tij origjinal mbi universaliet përpiqet të pajtojë pikëpamjen e Aristotelit dhe të Platonit. Ajo që është reale në objektet varet nga ajo që na intereson, çka duam të arrijmë me vëzhgimin tonë: ose veçantinë individuale ose atë që është e njëllojshme.
Kryevepra: De eodem et diverso.
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:44 pm

AKSELROD, Lubov Isakovna , filozofe ruse (1868-1946). Mori pjesë në lëvizjen revolucionare, emigroi në Francë dhe Zvicër, në vitin 1892 mori pjesë në formimin e grupit «Çlirimi i punës», nxënëse dhe ithtare e Plehanovit. U doktorua me tezën «Tolstois Weltahschauung und ihre Entvvic-klung». Një kohë ishte anëtare e KQ të menjshevikëve, nga viti 1921-23 ligjëroi në Institutin e Profesurës së Kuqe. Kritikoi «ekonomizmin», format e ndryshme të revizionizmit filozofik dhe sidomos neokantistët. Më vonë u kritikua si ithtare e taborrit të filozofëve «mekanistë», si individe që «u bëri koncesione agnosticizmit dhe relativizmit dhe kështu lejoi gabime në frymën e teorisë së hieroglifeve». Sidomos u kritikua në vendimin e KQ të 25 janarit 1934.
Veprat kryesore: Karl Marksi si filozof (1924); Në mbrojtje të materializmit dialektik. Kundër skolastikës (1928); Leon Tolstoi (1928); Dialektika idealiste e Hegelit dhe dialektika materialiste e Marksit (1934).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:44 pm

ALGAZELI (Gazali, Abu Hamid Mohamed al Chazzali), filozof dhe teolog arab (1059-1111). Bashkoi skepticizmin gnoseologjiko-teorik dhe elementet e reja neoplatonike me të bindurit teologjik, ortodoks, në bazë të të cilit kritikoi tërë filozofinë. Veçanërisht është interesante të hedhurit poshtë radikal të shkakësisë dhe pohimi mbi mosekzistimin e lidhjes së domosdoshme ndërmjet shkakut dhe pasojës. Në këtë drejtim është paraardhës i sistemeve skeptiko-mistike dhe më vonë edhe i sistemeve okazionalistike (Malbranshi e të tjerë).
Veprat kryesore: Reformimi i shkencës mbi religjionin si etikë islamike; Eliksiri i hyjnisë; Destructio philosophorum.
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:44 pm

AMONI, Sakas , filozof helenist (rreth 175-242). Mësues i Plotinit, konsiderohet themelues i shkollës neoplatoniane. Mësimet e veta, në të cilat sipas disa burimeve (për shembull të neoplatonistit Hieroklit), u përpoq të pajtonte filozofinë e Platonit dhe të Aristotelit, i përhapi vetëm gojarisht. Disa autorë (për shembull Nemezi) pohojnë se në doktrinën e Plotinit është i dukshëm ndikimi i A.S., sidomos në tezat lidhur me raportin e shpirtit ndaj trupit dhe mendjes.
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:45 pm

APEL, Karl Oto (APPEL, Karl Otto), filozof gjerm. (1922 -) Prof. në Frankfurt. Themeloi teorinë e njohjes dhe teorinë e shkencës, që në fund të fundit mbështetet në motivet e dimensionit socialo-filozofik dhe antropologjik. Për të, transformimi i filozofisë ka domethënie të njëjtë me transformimin e filozofisë transcendentale, përkatësisht me tregimin e mundësisë së komunikimit në bashkësinë njerëzore me anën e transformimit të subjektit transcendental në subjektin shoqëror. Pikërisht një bashkësi e tillë pushon të jetë objekt dhe bëhet subjekt i njohjes. Ka pikëpamje të afërta me disa teza të «teorisë kritike mbi shoqërinë», pastaj me të Hajdegerit, me disa teori bashkëkohore hermeneutike dhe me kritikat gjuhësore analitike të kuptimit.
Veprat kryesore: Komunikation-sgemeinschaft und die Grundlage der Hermeheutik (1968); Transformacija filozofije (1973); Aspekte und Probleme der Sprachphilosophie (1974); Der Denkweg von Charles S. Pierce (1975); Die Erklaren Verstehen Kontroverse in transcendentalpragmatische Sicht (1979).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:45 pm

APTON, Çarlls Barns , (UPTON, Charles Barnes), filozof angl. (1831-1920). Profesor i filozofisë në Oksford. I afërm me filozofinë e Martinos, të cilin përpiqet ta lidhë me disa teza të Loces. Kundërshtar i Th. H. Grinit dhe idealizmit klasik gjerman. Veprat kryesore: The present Agnosticism and the Coming Theology (1879); Are Ethics and Theology Vitally Connected? (1892); Martineau's Philosophy, a Survey (1905).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:46 pm

ARIAN FLAVIE, Nikomedias , filozof grek (shek.II). Mësues i Epiktetit, mësimin e të cilit e paraqiti në shumë vepra, nga të cilat më me rëndësi është Manuali i Epiktetit, e që më vonë në Bizant shpesh është parafrazuar dhe shpjeguar për nevoja të krishterimit. Përveç kësaj vepre që është burimi më i rëndësishëm i mësimit etik të Epiktetit, shkroi edhe Bisedat e Epiktetit në tetë libra (nga të cilët janë ruajtur vetëm katër veprat e para), dhe Homilietë në dymbëdhjetë libra që nuk janë ruajtur. Përveç veprave filozofike shkroi edhe studime historike dhe ushtarake.
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:46 pm

ARNIM, Hans , filozof gjerm. (1859-1931). Prof. në Rostok, Vjenë dhe në Frankfurt. Më shumë u mor me studimin e filozofisë greke dhe sidomos me Platonin dhe Aristotelin.
Veprat kryesore: Die Phiolosophie im Altertum (1909); Platons Jugend dialoge (1914); Die drei Aristotelischen
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:46 pm

AVEROESI (Ibn Roshd). filozof arab (1126-1198). Përveç filozofisë studioi edhe teologjinë, shkencat juridike dhe medicinën. Është një nga komentatorët mië të shquar të Aristotelit («Aristoteli e shpjegoi natyrën kurse Averoesi - Aristotelin»). Ndonëse konsiderohej vetëm nxënës i Aristotelit, të cilit nuk i nevojiten kurrfarë korrigjimesh por mbrojtja nga interpretimet e ndryshme disproporcionale, prapëseprapë e interpretoi vetë në mënyrë origjinale duke theksuar orientimin materialist.
Bota materiale nuk ka as fillim as mbarim në kohë, mirëpo nga aspekti i kohës është e kufizuar. Lëvizja është e përhershme dhe e pandërprerë, gjithmonë e shkaktuar nga lëvizja e mëparshme. Ndërkaq, lëvizjes i nevojitet substrati, kurse A. konsideron se ky substrat i përhershëm dhe universal i lëvizjes është materia. Materia e parë as nuk është krijuar as nuk zhduket.
Lidhur me çështjen e raportit ndërmjet shkencës dhe teolog,jisë, A. është një nga themeluesit e mësimit mbi të vërtetën e dyfishtë, qëllimi i sc cilës është emancipimi i caktuar i shkencës, dhënia e autonomisë dhe e lirisë së caktuar shkencave nga tutorizmi i kishës.
Doktrinën e tij e kritikoi ashpër Universiteti i Parisit në vitin 1240 dhe papa Leoni (1519). Përveç komentimeve të mëdha dhe origjinale për veprat e Aristotelit, është i njohur edhe shqyrtimi Kulyat, i cili konsiderohej për një kohë të gjatë si shembull klasik në medicinë.
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:46 pm

AUFMAN, Feliks (KAUFMANN, Felix), filozof austr. (1895-1949). Në fillim profesor në Vjenë, ku ligjëroi filozofinë e së drejtës, kurse nga viti 1938 në Nju Jork. I afërt me «frethin vienez» dhe me Fenotnenologjinë. Më shumë u mor me metodologjinë e shkences.
Veprat kryesore: Logik und Rechtwissenschaft (1922); Metodologie der Sozialvrisenschaft (1936).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Sponsored content





-=-Filozofi-=- - Page 2 Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- - Page 2 Icon_minitime

Back to top Go down
 
-=-Filozofi-=-
Back to top 
Page 2 of 2Go to page : Previous  1, 2

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Meennz :: Tema te Ndryshme :: Tema te lira-
Jump to: