Meennz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mennnaa
 
HomePortalLatest imagesRegisterLog in

 

 -=-Filozofi-=-

Go down 
2 posters
Go to page : 1, 2  Next
AuthorMessage
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 8:40 pm

EJER, Alfred Zhyl (AYER, Alfred Jules), filozof angl. (1910 -). Profesor në Oksford. Është një nga filozofët anglezë më të njohur dhe më me influencë. Për E. e ri, nocionet e vlerës janë absurde, përkatësisht pseudonocione, kurse arti është një pseudonocion i tillë. Në qendër të interesimeve filozofike të tij janë problemet e kuptimit, të së vërtetës dhe të njohjes dhe kështu çështiet gnoseologjike dpminojnë në zhvillimin filozofik të tij (në të cilin nuk ka ndërprerje radikale dhe tendenca qenësisht të reja) e që qëndrojnë në shenjë të përpjekjes që të evitohen njëanshmëritë dhe teprimet e mëparshme. Në fillim të rrugës së zhvillimit të tij ishte ithtar radikal i pozitivizmit logjik (fraksioni i ashtuquajtur «i majtë» i «Rrethit të Vjenes»), kurse më vonë sipas opinionit të përgjithshëm bëhet diçka më «i matur» dhe i hedh poshtë disa teza vërtet të paqëndrueshme të këtij drejtimi, të cilat u bënë «çështje e së kaluarës». Në një artikull mbi Rrethin e Vjenës në vitin 1956, shkroi: «Rrethi i Vjenës si lëvizje është çështje e së kaluarës». Në një kuptim të këtillë kjo vlen edhe për pozitivizmin logjik. Mirëpo shumë nga idetë e tij edhe më tutje gjallërojnë. Për të gjitha shqyrtimet e tij edhe më tej është karakteristik refuzimi energjik i çdo irracionalizmi dhe mistike si dhe bindja se të gjitha problemet mund të analizohen racionalisht. Në këtë aspekt problemi gnoseologjik edhe më tej është qendror, kurse përmbajtja themelore e teorisë së njohjes është përgjigjja e suksesshoe për të gjitha vërejtjet skeptike. Ky arakterizim i gnoseologjisë si disiplinë kryesore, është njëkohësisht edhe kufi i qenësishëm i tërë pozicionit të Ejerit. «Ndërkaq, në kufijtë e asaj që tnundëson një trajtim gnoseologjiko-teorik të kulluar të problemit të njohjes, vështirë mund të arrihet diçka më tepër se që ka arritur Ejeri. Analizat e tij depërtuese, subtile dhe të guximshme provojnë në dritën e re shumë anë të qenësishme të problemit gnoseologjik. Prandaj, mendimit të tij kritik të gjallë i takon një vend i rëndësishëm në filo-zofinë bashkëkohore» (Gajo Petro-viq).

Veprat kryesore: Language, Trvth and Logic (1936); The Fondations of Empirical Knowledge (1940); Thin-king and Meaning (1947); Philosophi-cal Essays (1954); The Problem of Knowledge (1956); The Concept ofa />erson(1963).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 8:41 pm

EBOT, Frensis Ellingvud (ABBOT, Francis Ellingwood), filozof amer. (1836-1903). Themelues i «Shoqatës së lirë religjioze» e cila propagandonte të ashtuquajturin religjion racional pa kult dhe dogma. Në filozofi përfaqësues i realizmit dhe i «teizmit shkencor», kundërshtar i nominalizmit. Kritikoi dallimin kantist ndërmjet fenomenit dhe noumenit.
Sipas Ebotit, njohja si relacion ndërmjet objekteve, nuk është as aprirore as aposteriore, ajo është takim aktual, korrelacion dinamik, aksion i pandërprerë dhe reaksion i mendjes njerëzore dhe i ambientit të saj kozmik.

Veprat kryesore: Religion and Scie(1874); Scientific Theism (1885); The Way out of Agnosticism (1890); The Syllogistic Philosophy (1906).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 8:41 pm

EDINGTON, sër Arthër Stenli (ED-DINGTON, sir Arthur Stanley), fizikan, astronom dhe filozof anglez i shkencave (1882-1944). Profesor në Kembrixh. Kontribute të rëndësishme dha në teorinë e përgjithshme të relativitetit si dhe në teorinë gnoseologjike në fizikë, ku qëndrimin e vet e quajti «subjektivizëm selektiv». Sipas tij, njohim drejtpërdrejt vetëm përmbajtjet e vetëdijes sonë vetjake (të dhënat shqisore), mirëpo aparati ynë shqisor zgjedh nga realiteti objektiv atë që jep në gjendje ta përceptojmë dhe që jjteherë e bën materiale të njohjes fizike. Pasqyrimi ynë subjektiv, ndërkaq, posedon strukturë të përbashkët edhe me atë (ë panjohurën që stimulon shqisat tona. I afërm me shumë teza neokantiste, ai konkludoi, se në themelin e natyrës shpirtërore qëndron materiali nga i cili përbëhet bota.

Veprat kryesore: Space, Time and Gravitation (1920); The Mathematical Theory of Relativity (1923); The Na-ture ofthe Physical Worfd(l92g); The Phylosophy of Phisical Science (1939).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 8:42 pm

EDUARDS, Xhonathan (EDWARDS, Jonathan), teolog dhe filozof amer. (1703-1758). Në vitin 1727 ishte famullitar në Northempten, kurse më vonë kryetar i kolegjit në NjuXhersi. Të gjitha të vërtetat, sipas Eduardsit përmbahen në njohjen e perëndisë. Ishte përfaqësues i panteizmit specifik akozmik («Vetëm perëndia është»). E. njëkohësisht përgënjeshtroi nevojën e humanizmit në filozofi dhe në religjion për t'i siguruar status absolut nocionit të perëndisë.

Veprat kryesore: Inquiry into the Freedom of Will (1754); Original Sin Defended (1757); The Nature of True V7rtue(1765). Tëgjitha vepratubotuan në X vëll. në Nju-Hevën 1829-30.
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:21 pm

SIMFONIA E HUAJ

Një herë kompozitori i madh rus Prokofjev, asistoi në interpretimin e simfonisë së tij “Ëndrrat”. Për koinçidencë, orkestra e interpretoi atë në nivel shumë të ulët.
Pas përfundimit të koncertit, drejtuesi i orkestrës, i turpëruar tej mase, iu afrua kompozitorit për t’i kërkuar ndjesë:
-Ju lutem Sergej Sergejeviç, mos u dëshpëroni për notat fallco që dolën gjatë interpretimit.
-Ju lute, s’ka gjë, - iu përgjigj kompozitori. – Në fakt, për fat të keq, gjatë gjithë interpretimit nuk doli asnjë notë e saktë. Prandaj këtë simfoni unë nuk e quajta timen, por të huaj
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:21 pm

Një poet i njohur iu ankua mikut të tij të ngushte:
-Ti nuk mund ta imagjinosh sesa të paaftë janë ata që punojnë në redaksinë tonë! Unë u përpoqa t’ua shpjegoja kuptimin e poemës sime të re, por ata nuk më kuptuan. Ua shpejgona për herë të dytë, përsëri nuk më kuptuan. Ua shpjegova për herë të tretë dhe vetëm atëherë munda ta kuptoja unë vetë. Kurse ata përsëri nuk kuptuan asgjë
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:21 pm

Nje burre ishte shume grindavec. Gjithmone do ta gjente nje sebep per t'u zene me gruan e tij sidomos per mengjesin. Kur i bente veze te ziera i thoshte pse mi bere te ziera i doja te skuqura, kur ja bente te skuqura i thoshte pse mi bere te skuqura une i doja te ziera.Nje mengjes gruaja per te mos i bere llafe i shoqi ja beri njeren veze te skuqur dhe tjetren te zier dhe ja vuri perpara. Por i shoqi qe nuk rrinte dote pa u grricur i tha- Kete qe e ke skuqur e doja te zier dhe kete qe e kezier e doja te skuqur
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:22 pm

Nastradini po kalonte ne nje fshat hypur ne nje gomar. Diku, se si u tremb gomari dhe e rrezoi Nastradinin ne toke. Te gjithe qe ishin aty rrotull filluan te qeshnin.
- E pse qeshni? - u tha Nastradini. - Une do te zbrisja qe do te zbrisja nga gomari; ai me zbriti ve
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:22 pm

Zoteri kjo pikture 100 euro eshte shume e shtrenjte?
-Me falni, por vetem korniza kushton 80 euro.
-Po, pikerisht une per ate poe ble.
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:23 pm

Dy punetore po zbrisnin nga nje ndertese shume e larte dhe njeri prej tyre aksidentalisht rrezohet. Tjetri e pyet :
- A u vrave?
-Joooo...-ia kthen kolegu.
-Si ka mundesi, re nga nje lartesi kaq e madhe ?
-Akoma nuk kam prekur tokeeen?-pergjigjet tjetri
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:23 pm

Nje italian, nje gjerman dhe nje shqiptar do te benin nje gare : kush prej tyre duronte me shume ne nje zgaver milingonash. Hyn italiani dhe del i tmerruar edhe gjermani po ashtu. Hyn shqiptari, por nuk po dukej. Qendroi gjithe naten Brenda ne zgaver dhe kur doli pa qe te gjithe po e prisnin.
- Po pse qendrove kaq gjate-e pyeten
- Fatkeqesisht, shtypa nje milingone dhe prita deri sot sa shkuam ne varrim-tha shqiptari
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:23 pm

Dy te fejuar ndodhen ne fshat tek shtepia e djalit. Vajza pyet djalin ndersa shohin nje gjel dhe nje pule bashke te ngjitur:
-Shiko, cfare bejne ata?
-Eshte normale, jemi ne fshat-pergjijet djali.
Me vone shohin nje cjap me nje dhi dhe djalai pergjigjet me te njesoj. Pas pak ditesh djali i thote vajzes:
-Do te emigroj ne Amerike.
-Perse?- pyet vajza.
-Me kane thene qe atje te japin 100 euro sa here ben dashuri.
-Dua te vij edhe une-thote ajo
-Po perse?
-Dua te shoh si ia del me 100 euro ne muaj-ia kthen e dashura.
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:24 pm

Njëherë, në një takim të sferave të larta të shoqërisë, mjeshtri i madh Kamil Sen Sansi po shoqëronte duetin e dy zonjave të njohura. Në një moment zonjat u shkëputën nga ritmi dhe vazhduan të këndonin secila më vete, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve të shumtë të pranishëm.
Mjeshtri u ndal, i mbështeti duart e tij elegante në tastjerën e pianos dhe tha:
-Më falni zonja të nderuara. Unë do t’ju isha shumë mirënjohës, nëse do të më thonit se cilën nga ju duhet të shoqëroj në piano.
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:24 pm

Mesuesi: Artan, nuk mund te flesh ne klase.
Artani: E di, por po fole ti me ze te ulet, mbase arrij te bej nje sy gjume
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:24 pm

Drejtori i shkolles eshte idiot !" I thote nje djale nje vajze qe kishte aty afer.
"E di ti kush jam une?" e pyet vajza.
"Jo."
"Une jam vajza e drejtorit."
"Po ti e di kush jam une?" pyet djali.
"Jo" pergjigjet ajo.
"Shyqyr Zotit !"
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:26 pm

Nje plak shtrohet ne spital ne gjendje te rende me infeksion te fshikes urinare. Kirurgu i ben operacion dhe pas operacionit i keshillon infermieret qe ta bejne te semurin te ece sa me shume ne menyre qe te shmang mpiksjen e gjakut. Por infermieret ankohen se e kane te veshtire se plaku nuk do te ece per qamet. Megjithate, me 100 mije halle ja arrijne. Femijet e plakut vijne dhe e falenderojne kirurgun per sherbimin e madh qe u kishte bere. Por ky i thote i cuditur: "Nuk kam bere ndonje gje te madhe. Operacioni ne fshiken e urines eshte nder operacionet me te lehta".
"Jo, jo per operacionin doktor, por per arsye se na e ke bere babain të ece. Ai ka 20 vjet qe eshte i paralizuar
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:28 pm

Doktori me tha se mbas operacionit do me bëjë të ec me kembet e mia.
Dhe a e bëri?
Po. Per me të paguar paratë e operacionit shita makinen dhe tani eci ne kembet e mia.
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:29 pm

Doktor, ju lutem shpejt. Djali im ka kaperdire nje brisk rroje."
- Po vij menjehere. A keni bere ndonje gje deri tani ?"
- Po, u detyrova me u rru me briskun e gruas
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:30 pm

Doktori: Kam nje lajm te keq dhe nje lajm shume te keq.
Pacienti: Epo mire, me jep ma pare lajmin e keq.
Doktori: Laboratori na ka njoftuar se rezultatet e analizave thone se ke edhe 24 ore jete..
Pacienti: 24 ore?! Kjo eshte e tmerrshme!! Cfare mund te kete me keq se kaq? Cili eshte lajmi shume i keq?
Doktori: Rezultatet kane dale qysh dje.
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:30 pm

Pas një aksidenti, një burrë pëson dëmtim të rëndë të trurit. Mjeku i thotë familjarëve të tij që duhet t'i bëjë transplant truri. Ata pranojnë dhe mjeku i thotë gruas së pacientit se duhet të zgjedhë për burrin e saj ose trurin e një punonjësi social, ose atë të një politikani. Dhe e shoqja zgjedh këtë të dytin.
Arsyeja? "Është fringo i ri, sepse është fare i papërdorur
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:31 pm

Nje gazetar shkon ne ambulance dhe i thote infermieres: "Dua te vizitohem te mjeku i syve dhe i vesheve".
"- Nuk ka nje mjek te vetem edhe per syte edhe per veshet",i thote ajo e cuditur. "A do që të shkosh njehere te mjeku i syve pastaj te ai i vesheve?"
"- Jo, jo, dua të shkoj te mjeku i syve dhe i vesheve," ngul kembe gazetari.
"- Po s'ka mor zoteri një mjek te tille, Po si e ke hallin?"
"- Dua të shkoj te mjeku i syve dhe i vesheve që të më shpjegojë se cfarë kam, se tjeter gje shoh e tjeter degjoj
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:31 pm

Allahile burro, pse ia le vetit këtë emër e po i nguc njerëzit bajagi si keq?

Ngucakeqi: Së pari emrin ma lanë të tjerët e nuk ja lashë vetit; së dyti, unë i nguci mirë njerëzit e jo keq, por ata nuk po kuptojnë se miku që ta kujton të keqen, ta kujton që të mos e përsëritish më. Mirëpo, njeriut tanë po t'i thuash se këtë punë e ke keq, ai menjëherë ta kthen: ik ore ngucakeq
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:32 pm

Në një ndejë dimri tek po bisedonin disa veta, befas u dëgjuan të lehura të ashpra qenësh? Pasi pushuan së lehuri qenët, priti e foli njëri: -Burra, para dy ditësh, herët në mëngjes sa nuk më kanë bërë copë e grimë tre qenë!

Priti e foli njëfar Delia nga Gjilani: -He, ty tre, po mua që besa para një jave desh më shkyen nja 25 qenë!

-Nuk po habitem se si paske shpëtuar, -ja priti tjetri, –sa po habitem se si paske mundur t’i numërosh aq sakt në gjithë atë rrëmujë...
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:32 pm

Dy shokë e bëjnë plan t’ia vjedhin njërit një bletë. Shkojnë në një natë të errët deri sa binte një shi i imët dhe afrohen te shtëpia. Njëri bën roje te dera, kurse tjetri shkon që të sheh nëse ka fjetur i zoti i shtëpisë? Ky, deri sa qëndronte afër dritares dëgjon të zotin e shtëpisë tek vente për një çështje bast me të shoqen. Ai që do ta humiste bastin, do ta mirrte tjetrin në shpinë nga oda gjer tek dhoma e fjetjes. Gruaja e të zotit të shtëpisë e fitoi bastin, e vuri një mbulesë të bardhë mbi kokë që mos ta lagë shiu e fiku dritën, i hipi të shoqit në shpinë dhe dualën në oborr për të shkuar në dhomë të fjetjes. Shoku që bënte roje tek dera e oborrit, kur e pa se diçka bardh po lëviz në oborr, mendoi se shoku i tij po vije me bletë në shpinë të mbështjellur në mbulesë të bardhë dhe vrapon që ta ndihmojë. Kur i ofrohet në errësirë nga mbrapa, ja futë duart dhe e pyet se ku e ka birën, duke menduar për birën e kosheres së bletëve. Në atë moment gruaja pisket nga frika, kurse i shoqi i hutuar nga pyetja që e dëgjoi, ia kthen: -Po të kujë bir lyp ti he n.... dhe nxjerr koburën. Ky nga frika merr ikën, shpërthen avlinë e drejt e n’kanalizim (gjiriz).
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:32 pm

Një bari kishte shumë dele dhe për çdo vit i qitte në bjeshkë. Me vete e mirrte edhe qenin, të cilin e lavdëronte shumë si të shtirë.
Një ditë qeni kishte marrë vrapin dhe ulërinte nga frika. Sa nuk ju fut bariut nën gunë!
- Çka ka i gjori?,- po e pyet bariu tjetër.
-Nuk e di besa!
Tek po e shohin një ari në përrua... -Aaaa, që besa nuk paska faj, nuk është takuar
kurrë më parë në ari, prandaj
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:33 pm

Shkon njëri mysafir te një mik i veti. Pas pak kohe shtrohet buka, dhe për darkë rastësisht paskësh qëlluar pulë. I zoti i shtëpisë ja ndau një këmbë të pulës mysafirit dhe nga një pjesë mëshkujve të vet. Mysafiri e përlau. I zoti i shtëpisë ja dha edhe pjesën e vet - këmbën tjetër të pulës mysafirit. Mysafiri e përlau edhe atë dhe po shikon a ka më. I zoti i shtëpisë po i thotë: -lum miku pula veç dy këmbë i ka, e ti të dyja i hëngre... -Eh, sikur t’i kishte katra, –ja priti mysafiri
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:33 pm

Një djalë i ri me flokë të gjata, syza të errta mbi sy, dy-tre zingjirë në qafë e përplot sylejbena tjera, u fut në autobus me një krekosje si të gjelit. Ai duke ecur ashtu rëndë e rëndë e shkeli me takën e këpucës në këmbë një plak. –Oh, bëri plaku i gjor.
Djaloshi, sikur ndjeu keqardhje dhe i tha: -Më falë axho! Plaku sikur deshi që ta shfajësoj djaloshin ia ktheu: -S’ka gajle djalo. Jam mësuar me më shkelë gjaja
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:33 pm

U takuan dy të njofshëm, të cilët edhe nuk duheshin aq shumë: -Eh, sa mirë që u takuam, po i thot Ramushi shokut të vet. E kam ndërmend që të vie te ti e të rri nja një javë, e di që je mikpritës dhe besoj se çehreja nuk të luan për këtë.
-Besa çehreja nuk më luan mor shoq, veç zemra ka me më kop për një javë sa do të rrish ti, -ia ktheu shoku!
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:34 pm

U takuan dy të njofshëm, të cilët edhe nuk duheshin aq shumë: -Eh, sa mirë që u takuam, po i thot Ramushi shokut të vet. E kam ndërmend që të vie te ti e të rri nja një javë, e di që je mikpritës dhe besoj se çehreja nuk të luan për këtë.
-Besa çehreja nuk më luan mor shoq, veç zemra ka me më kop për një javë sa do të rrish ti, -ia ktheu shoku!
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:34 pm

Dy shokë të studimeve, të cilët nuk ishin parë mbi dhjetë vite, u takuan dhe po bisedojnë. Njëri e pyeti tjetrin për gura e fëmijë. Jo, -tha ai, ende nuk jam martuar! Pse?, -po e pyet ky tjetri me habi.
Po shiko, -ia ktheu ai, unë kërkoi për grua një vajzë të virgjër, të urtë, simpatike, me fakultet të kryer, të ketë makinë, të ketë shtëpi, pasuri, të jetë e vetme në familje... ja pra për këtë nuk jam martuar, sepse pres një fat të tillë!...
-Qe besa me e gjet një vajzë të tillë edhe unë e kisha marrë, ani pse i kam katër fëmijë mor shoq, -ia ktheu shoku
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:34 pm

Një djali të ri që e kishte veten bukur në qef, një ditë i ndodhi të gjendej afër, kur një milic serb e rrahte një qytetar shqiptar, kot e kot!

Ky i revoltuar u kthye në shtëpi dhe po i thotë babait të vet: -Allahile babë, çka më thua ti me ba puna vaki e me i ra unë ndonjë milici të Serbisë?

-Allahile more bir, nuk ashtë dro që ti i bjen kuj, se ata që i bijnë milicit nuk e vesin as babën as nanën!...
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:35 pm

Salih Bajrami shahir i madh. Tek po shkonte në një dasëm afër një balte rrëzohet nga kali dhe zhytet. Mirëpo, kishte dasëm dhe ai duhej kënduar aty, prandaj vazhdoi rrugën ashtu. Tek po shkonte rrugës, po e vëren një grua që po lante rroba te bunari dhe po i thotë kalit, -kadal babo se po e gjuan babën matan gardhit e po ja zhytë prapë tirqit....

I shoqi i asaj gruas kishte qenë ulur pas gardhit, u ngrit në këmbë dhe po i thotë Salihit: -Qe besa nëse të gjuan këtej gardhit, t’i ke zhytur edhe të linat
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:35 pm

Rexhë Ilazi, këngëtar dhe hokatar, këndonte për dasma këngë trimërie si për Azem Bejtën, Qorr Ilazin, Bec Sinanin, por në mbyllje e këndonte edhe këngën “Marshall Tita n’kali të bardhë”, në mënyrë që ta kishte si mbulesë nëse ndonjë hafi e denonconte te hyqymeti i serbisë.

Një ditë e thërrasin në stacion të milicisë, dhe i thonë: -Rexhë, ti po i këndon do këngë jo të mira. Për këtë duhet me pague tatim (porez). Ky edhe u habit: -Si more me pague porez, për gojën teme? Po me dasht ja fus gishtat dhe e shkyej!

Njeri nga inspektorët e humbi durimin dhe i tha: -Rexhë, t’i po ha mut e po këndon për dasma këngë për Azem Bejtën, Qorr Ilazin, Bec Sinanin etj., pra këngë kundër Serbisë.

-Kadal, -tha Rexha, në çdo fund dasme e ha edhe nga një mut t’madh duke e kënduar këngën e Marshall Titës -këtë po e harroni z. inspektor, deshi të arsyetohej Rexha, por krisi dajaku....
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:35 pm

Një arsimtar, qejfli i rakisë, ishte dehur një ditë dhe e kishte prishur rendin. I zoti lokalit lajmëron milicinë. Me të arritur milicët dhe një i sigurimit, arsimtari (Ganiu) e zbutë hesapin. Duke u munduar të paraqitet esull, po i thotë inspektorit të policisë:

- Pasha besën diku ne të dy kemi qenë në shkollë bashkë?!

- Ec mor gomar, se nuk paske as t’i pikë shkolle m’sa unë, - ia kthen inspektori
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:36 pm

Dikur moti, të fliste vajza për fejesë, ishte turp. Një prind i kishte patur dy vajza dhe pas zakonit e fejoj të madhen. Erdhi dita e marteses, u mblodhën dasmorët dhe kur erdhi koha që nusën ta fusin në qerre, nusja, u lidh me duar pas direkut të shtëpisë dhe po qante e nuk futej dot në qerre. Po e sheh i ati, dhe po thotë: -Lëreni se po e çojmë nuse këtë tjetrën!

-Jo, jo, po shkoi vet, -ia priti ajo, -po u mërzita pak
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:36 pm

Një plak ndalon një taksi: Për ku?, - e pyeti taksisti.
-Për Skënderaj, -u përgjigj plaku.
-Mirë, por ta kesh para sysh axho, nëse na ndalon milicia serbe, ti mos thuaj se po shkon në Skënderaj, por në Serbicë se të rrahin, -i tha taksisti.
Plaku kishte qenë paksa i “sert” dhe ia kthej taksistit: -Jo, djalo, unë po shkoj në Skënderaj dhe pikë!
Aty nga mesi i rrugës e ndalojnë milicia serbe dhe e pyesin plakun për ku po udhëtonte. Plaku duke e ndier se mund të prishet muhabeti, u ngatërrua dhe tha: -Unë po shkoj në Skënderbicë
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:36 pm

Një nikoqire paksa dembele, por edhe me gjendje të rëndë ekonomike. Sa herë që ktheheshin të bijtë e saj nga puna dhe kërkonin darkën, ua shtronte para me ç’kishte. Njëri prej djemëve pa u ngritë ende prej sofre po pyet: -Nënë, çka do të na përgadisësh nesër për drekë?
-Qe besa mor bir kanë qëlluar qito ditë si shpesh e nuk po di nana çka me iu çitë!
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:36 pm

Vjen një Sylë Luboveci tek Imer Beqa dhe i thotë se të kam pru një fjalë nuseje për djalë. Kërset defi e daireja, dreka e kafeja e bëhet për hajr nusja.

Vajzat që e këndonin nusen po e pyesin shkuesin se si e ka emrin nusja. -Ky edhe i zënë ngusht thotë: -këndoni sonte oj Lulije e pastaj do t’iu tregojë.

Pas pak ditësh Imeri mbledh farefisin dhe ja mësyen “mikut të ri”, mirëpo “miku i ri” nuk

kishte vajzë fare.

Imer Beqa, rrugës, në të kthyer në shtëpi po këndonte:

Oj Lulije me limana,

A po e sheh se m’u kajt nana
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:37 pm

Kohë dimri, borë e madhe, dhe në këto rrethana mysafirët në fshat janë të mirëseardhur. Njërit i shkoi një mysafir, të cilin nuk ia dashti zemra pasi që mysafiri njihej si njeri i pamoralshëm. Erdhi koha e darkës. Një nuse futet në odë dhe i ofron legenin për t’i larë duart mysafiri. Ky edhe po e vonon duke u munduar që ta ngacmonte nusën. Mirëpo, ajo nuk ja varte. Në këtë mes i zoti i shtëpisë po i thotë: Laj duart lum miku, se nusja është krejt budallicë e nuk është kah të merr vesh
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:37 pm

E shoqja Shaqës, plakë e lodhur nga fuqia, kishte dalur dhe po e thërriste të birin për t’i lëshuar bagëtinë. I biri duke luajtur me top as që e dëgjonte fare. Dikur ajo u lodh dhe po i thotë të birit: -O Haxhi, o qe besa veç sa të vjen baba yt se ta ka... nanën! Një bashkmoshatare e saj, po e dëgjon dhe po i thotë Haxhisë: luj lokjo, luaj, se as kjo e as baba yt ma nuk kanë mbetur për ato punë...
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:37 pm

Një Veseli e kishte patur një djalë pak si të teleisur, me mustaqe, kobure e salltanete tjera. Ai sa herë që kthehej nga Mitrovica i thonte të atit: -Qe besa po më dhimbsen robt e ti, se për ditë nga një shka e kisha vra! Këtë avaz gati për ditë ia përsëriste të atit. Një ditë babai i tij u lodh, dhe po i thotë: -Pash besën sa për mue dhe për robët e mi vraje nga një shka në ditë
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:39 pm

Pajaziti nga Kuqica, "poreznik" i pashpirt. Në kohën e tij, s'kishte lënë gjë pa bërë, për t'u treguar besnik i hyqymetit.

U plak ky Pajazit aga dhe u pensionua,

kur erdhi e lumja demokraci,

na e vuri kapuqin e zi

me një antenë përmbi kry

llafet e njerëzve më mirë me i ndi

për me tregue në milici,

na i bleu dhe një palë tespi,

e shkoj drejt e në xhami!…

Ditë tregu. Ramazan. Po e takoj një vendas, i cili e mbante ramazanin.

Për habi, ai në kafene. Cigare e birrë përpara!!!

Hë Agim, çka u bë me ty kështu? E din ti që është ramazan, apo unë nuk jam në terezi?

-Eh, more vëlla - po tregon Agimi - ramazanin e kam mbajtur shumë. Parmbrëmë shkova me i falë edhe taravitë në Mitrovicë, plot xhamia me xhemat, kur ç'të shoh, Pajazit “Porezniku” ishte bërë myezin. Eu, - i thashë xhematit, po a mas Pajazitit me u fal a?! Jo bre pasha zotin kurrë, - u thashë, - e drejt prej xhamisë e në kafe të rakisë. Dhe m'beso, qysh prej djehit nuk e kam hjek prej goje
Back to top Go down
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:39 pm

Tahir Hajdini e kishte mbaruar ushtrinë dhe shkon një shok për ta vizituar. Në ndejë e sipër, babai i Tahirit i lodhur kërkoi të falur, dhe u shtri në një qoshe të odës. Shtihej se gjoja po flinte, por qëllimin e kishte që shokët t’i linte që të bisedonin lirshëm. Tahiri, pasi që ja mori mendja se i ati flinte, ia nisi bisedës e po tregon për "trimëritë" që i kishte bërë gjatë shërbimit ushtarak. E rreha një ushtar, -po thotë Tahiri, -pastaj një rreshter, mandej një dhjetar, por më interesant ka qenë kur e kam rrahur një kapiten! Besoni burra, -fliste ai, -kapiteni i ka patur nja 90 kg., dhe si i kam rënë boks, me të parën e kam rrëzuar! Babai i Tahirit, po dremiste, por kur i dëgjoi këto fjalë (duke e njohur të birin që s'është që i bjen kujt) u ngrit e po i thotë: -Mos u kanë tjetër kush biro?
-Po pra babë, - ia drodh Tahiri, -isha duke treguar për një shok timin që e ka pas rrëzuar një oficer me një të rame.
-E kështu po, -ia ktheu plaku, -se ti nuk je që i bjen kuj pasha babën, veç taksirati i këtyre shokëve dhe i jemi që na le pa gjumë sonte.
Back to top Go down
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:39 pm

Filozofia (prej fjalëve greke philos - shok, mik dhe sophia - dituri, që mund të shqipërohen "dashuri për diturinë") është kuptuar në mënyra të ndryshme nga filozofë të ndryshëm gjatë historisë. Në përgjithësi, filozofia ka si synim kuptimin dhe shpjegimin e çështjeve më themelore të njerëzisë, si për shembull: realiteti, dituria, kuptimi, vlera, e qena dhe e vërteta.
Filozofia është lëmi shoqërore e cila merret me studimin e botës totalitare, njeriut dhe pozitës së tij në të. Filozofia është dashuri apo dashamirësi ndaj urtësisë apo mençurisë.
Ajo është njëherit një shqyrtim i thellë mendor dhe logjik i çështjeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me botën dhe pozitën e njeriut në të.
Pa ashtu filozofia që nga fillimi ka qenë dhe sot e kësaj dite është një përsiatje e thellë, e sistemuar dhe racionale mbi botën, gjithësinë, për njeriun, për vlerat, për të vërtetën, për të mirën, për të bukurën, për kuptimin e jetës etj.
Filozofia në kohën e Greqisë Antike, që ishte vatër jo vetëm e filozofisë por në përgjithësi e kulturës së Evropës perëndimore,konsiderohej një luks.
Në shfaqjen e filozofisë si një veprimtari racionale, rol të rëndësishëm kanë luajtur kërshëria, ndarja.
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:40 pm

Një bujk nga Vraniçi merrej edhe me kultivimin e bletëve dhe për to bisedonte përherë dhe kudo. Shkon një ditë te i vjehrri i vet dhe fillon e po i shpjegon atij për dobinë e bletëve dhe i thotë se veç mjaltit, bletët kanë edhe veti tjera shëruese. Pra s'ka nevojë për barëra të mjekut po i thotë ai vjehrrit të vet. Më mirë është me të thumbuar nja 20-30 bletë sesa me e marrë një kuti hapa!
Hajt he djalë, le atë muhabet, - po i thot i vjehrri, se me qenë ashtu, mjeku në vend të ilaqeve e mban një krojshe me bletë dhe kur të shkosh për t’u vizituar, ta fut një grusht bletë në pantollana
Back to top Go down
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:41 pm

ABELAR, Pjer (ABÉLARD, Pierre), filozof france z (1079-1142). Në Paris dhe Kompjenj dëgjoi ligjeratat e realistit Gijom dë Shampo dhe të nominalistit Roscelini. Herët hapi shkollën e vet dhe në ligjëratat brilante të tij grumbulloheshin nxënësit nga të gjitha viset e Evropës. Duke luftuar në mënyrë të pasionuar kundër irracionalizmit dhe misticizmit (kundërshtari më i ashpër i tij ishte Bernari i Klervosë), përkrah tezën se feja duhet të bazohet para së gjithash në kuptimin racional, se dituria është para religjionit, arsyeja para autoritetit. Në debatin e njohur rreth universalieve mori qëndrim ndërmjetës, duke i konsideruar të njëanshme si tezat e realizmit ashtu edhe të nominalizmit. Diçka universale, e përgjithshme nuk ekziston si reale në vetvete (realizmi), mirëpo nuk është as fjalë boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues - dhe për këtë arsye pikëpamja e tij quhet konceptualizëm) para gjërave të veçanta në intelektin hyjnor, pastaj në këto g j ë r a si grumbull i cilësive të tyre të qenësishme dhe pas gjërave si koncept në arsyen njerëzore. Natyra e së përgjithshmes, pra, nuk qëndron në fjalë (voces) por në kuptimin, në domethënien e tyre, në thënien (sermo - kështu që pikëpamja e Abelarit herëherë quhet edhe sermonizëm).
Në planin etik A., para së gjithash, u përpoq të caktonte çka e formon esencën e së mirës, përkatësisht së keqes. Në këtë gjë konsideron se epërsitë ose të metat trupore nuk duhet të jenë relevante nga aspekti etik, mirëpo edhe shpirti ka disa kualitete të caktuara të cilat, meqë ekzistojnë që nga lindja, gjithashtu nuk janë të qenësishme për moralin. As vetë dëshira për të palejueshmen nuk është mëkatare, por vetëm pëlqim që ajo të realizohet. Kriteret vendimtare për të mirën, përkatësisht të keqen janë qëllimi, pëlqimi dhe vetëdija.
Në veprën Sic et non A. i vë ballë për ballë doktrinat e ndryshme të autoriteteve kishtare dhe tregon guximshëm kundërthëniet e tyre reciproke.
Abelari theksoi edhe kërkesën për drejtësinë sociale dhe u kërcënohet njerëzve të fuqishëm shoqërorë me dënime dhe mundime ferri. Kërkoi gjithashtu reformën e shoqërisë, foli për shfrytëzimin dhe padrejtësitë, për nevojën e mbrojtjes së të varferve. «Në interpretimin e ndërgjegjes si mbështetje më të qenësishme të njeriut A. mbrojti të drejtën e individualitetit të njeriut dhe me këtë theksoi kërkesën se megjjthatë të menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetës» (B.Boshnjak). Koncili në Soason vendosi më 1121 të digjet vepra e tij Teo-logjia e krishterë, kurse Koncili në Sans në vitin 1141 dënoi tërë doktrinën e tij. Abelari për shkak të dashurisë ndaj Eloizës (është e njohur korrespondeca e tyre) është tredhur dhe është detyruar të tërhiqet në manastirin e St.Denis.
Veprat kryesore: De unitate et trinitate divina; Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por më vonë u përdor titulli Hyrje në teologji - introductio - nuk ekziston te Abelari); Sic et non; Scito te ipsum, përkatësisht Etika; Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha vep-rat i botoi V. Kuzeni në Paris (1849-1859).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:41 pm

Po bisedonin dy shokë në Zvicër, të cilët iu takonin partive të ndryshme. Zgjedhjet u kryen në Kosovë dhe tash po afrohet seanca e parë e parlamentit, po i thotë njëri tjetrit. Çka ta merr mendja, kush do të zgjidhet president? Megjithëse jemi anëtarë partishë, është mirë që ne të mërgatës të mos përzihemi fort!
-Dmth., të rrimë të paanshëm, siç po thua ti?
-Mirë pra, a ka mundësi të ta bëjë edhe një pyetje?
-Vetëm urdhëro, -ia kthen ky që hiqej si më i ditur.
-A e kemi e Kosovën nënë?
-Po, si jo.
-E pra, nuk është mirë me ndejt i pa anshëm e me këqyrë seri e nënës me na i hip turli agllamazi e me na e lodrue poshtë e lartë.
Back to top Go down
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:41 pm

(ABANJANO, Nikola (ABBAGNANO, Nicola), filozof ital. (1901-). Një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekzistencializmit në Itali. U doktorua në vitin 1922 me tezën Burimet irracionale të të menduarit. Prof. i filozofisë dhe i pedagogjisë në Napoli, kurse nga viti 1939 është shef i katedrës së historisë së filozofisë në Torino. Ekzistencializmi i tij shpesh u kon-frontua në mënyrë polemike me disa teza të Hajdegerit dhe Jaspersit. Numri më i madh i veprave të tij u kushtohen problemeve të religjionit, të artit dhe të lirisë, çështjeve gnoseologjike- teorike dhe studimeve në fushën e his-torisë së filozofisë.

Përkundra «orientimit nihilist» të Hajdegerit dhe Jaspersit, A. kërkon zgjidhje «pozitive» të problemit të ekzistencës. Me këtë rast ai tregqi perspektivën e re të ekzistencializmit: «Njeriu në çdo rast kërkon të kënaqurit, përmbushjen, stabilitetin, të cilat i mungojnë. Kërkon qenien. Nëse e kërkon qenien atë nuk e posedon, ai nuk është qenie. Të bëhesh i vetëdijshëm për këtë të fundme, të studiosh deri në fund natyrën e saj, është detyrë fundamentale e ekzistencializmit. Por të bëhesh i vetëdijshëm për këtë të fundme ose ta studiosh, nuk do të thotë ta bësh vetëm objekt të spekulimit, por të marrësh ndaj saj qëndrim dhe të vendosësh mbi pasojën. Këtu tregohet qartë perspektiva e re e ekzistencializmit. Ai kërkon nga njeriu preokupim në të fundmen vetjake».
Një nga veprat më të rëndësishme të A. është Struktura e ekzistencës, në të cilën flet mbi njeriun në relacion ndaj qenies. Për të njeriu në esencë është strukturë, formë në të cilën «si-tuata finale» e përpjekjes kah qenia realizon unitetin esencial personal me «situatën fillestare». «Situata finale» është themel dhe justifikim si «mundësi e mundësisë», kurse ky raport njëkohësisht një aspekt probletnatik i ekzistencës. Njeriu me dashjen ekzistenciale mund të pranojë situatën e vet dhe, duke u angazhuar, në të njëjtën kohë realizohet në transcendentimin e vazhdueshëm të vetvetes ndaj qenies. A. konsideron se gabimi i për-bashkët i të gjitha varianteve të filozofëve evropianë të perëndimit të ekzistencës (p.sh. Hajdegerit, Jaspersit, Sartrit, Kamysë e tjerë) është shmangia e plotë e problematikës se vlerave dhe të normatives. Ai konsideron se në konceptin e «mundësisë transcendentale» ka gjetur zgjidhjen adekuate për normativën dhe se me këtë ka evituar relativizmin vlerësor.
Në veprën Arti, gjuha, shoqëria, Abanjano tregoi sesi, në realitet, kontrollohet arti nga rrethi i tij shoqëror dhe si tradita, institucionet dhe interesat klasore ndikojnë në aktivitetin e artit, por njëkohësisht tregoi edhe se si artisti e kontrollon shoqërinë. Arti është gjuha: ai është aktivitet semantik i lirë, i pavarur nga aplikimet e përgjithshme. «Kthimi natyrës», si e kupton A., artin e lidh me realizimin autentik të ekzistencës njerëzore. Njeriu, që me ndjesinë e vet ka një relacion ndaj objektit në botë vihet me anën e artit në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të pastër me ndjesinë që kushtëzon objektet. Me orientimin e tij të tërësishëm në problemet ekzistenciale të njeriut, A. hoqi dorë nga qëndrimi kontemplativ pasiv ndaj artit «në zotërimin e të cilit njeriu mund të kënaqet lirisht» që është karakteristikë për shumicën e estetikave tradicionale. Pavarësisht nga mënyra herë-herë jo e zakonshme e të shprehurit dhe të theksuarit të tepërt të momentit të vetndërdijes emocionale lidhur me «kthimin natyrës», dhe bile edhe pavarësisht nga identifikimi i paarsyeshëm i angazhimit reaksionar dhe revolucionar, A. me futjen e tij të thellë në sferat primare të artit si dhe me tezën se arti, kundruall çdo lloji të relacionit lëndor (në të cilin ekzistenca shkapërderdhet në dobishmëri) është unitet i drejtpërdrejtë i objektit dhe i personalitetit, tregoi qartë mbicaktimin mendor të koncepteve të shumta estetike bashkëkohore.
Veprat kryesore: Principi i metafizikës (1936); Struktura e ekzistencës (1936); Hyrje në ekzistencializëm (1942); Filozofia, religjioni dhe shkenca (1947); Historia e filozofisë (3 vëll. 1946-50); Arti, gjuha, shoqëria (1951); Mundësia dhe liria (1956) - Problemet e sociologjisë (1959); Fjalor i Filozofisë (1960); Njeriu, projekt i shekullit 21. (1980).

Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Gxximm'1
V.I.P
V.I.P
Gxximm'1


Posts : 299
Join date : 2008-12-04

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Anektoda   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:41 pm

Po bisedonin disa burra: -Shumë e zullumin po e bën Serbia në këo anë. Ne që po durojmë ose jemi tepër frikacakë o më të fortit në botë, se burrat dikur moti kësi poshtërimi nuk kanë duruar.

-Një plak si më i "sert" po thotë: -Po si nuk doli një djalë nane e me i vra disa milicë të Serbisë në mjedis të pazarit! Çaj kish me kanë tamam djali i jem… Pas një kohe burrat u shpërndanë, edhe djemt e plakut shkuan për të fjetur. Njëri nga djemt flenë shumë. Nusja e tij po e thërret: -zgjohu he burr se ora është 11, dhe baba po bërtet se ishte bërë nami në Gllogoc, i kishte vra disa milicë të Serbisë dikush! Ai u zgjua nga gjumi me sy të skuqur, nga se kishte fjetur shumë dhe mendoj që ta frikësoi të atin pasi që ia dinte “takatin”

-Pse u zgjove kaq vonë, s'të vjen turp me ardhë kush e ti ende fjet!

-Isha dikund mbrëmë, dhe nuk kam fjetur tërë natën, - ia ktheu i biri.

-Ku ishe?, -kërceu plaku si me dyshim, duke ia vërejtur sytë të birit që ju kishin skuqur.

-Paj është punë me zazar, - po i thotë i biri, - po më mirë nuk po të tregoj.

-Ku ishe?, -kërceu plaku si ta kafshonte gjarpëri.

-Po ti o babë, mbrëmë para gjithë atyre burrave na skuqe duke thënë se nuk po ka burra me i vra qeta milicë! Mua më erdhi rëndë e rash në Gllogoc dhe e bëra namin…

-Ujë, ujë, po bërtet e reja! - U bë hallakamë, plakut i kishte rënë të fikët nga frika. I biri u pendua kur e pa babanë e vet në atë gjendje dhe po mundohej që ta sille në vete duke i thënë: -Babë, o babë, zgjohu, se ëndërr të tregova, ëndërr… Plaku erdhi pak në vete dhe po i thotë djalit: -A është një mend, apo më ke gënjyer?

-Të kam gënjyer, të kam gënjyer, -po i thotë i biri.

-Ujë, ujë, ujë, -po bërtet prapë e reja plakut. Prapë plakut i kishte rënë të fikt, por kësaj radhe nga gëzimi
Back to top Go down
Admin
Admin



Posts : 42
Join date : 2008-12-03

-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitimeThu Dec 04, 2008 10:41 pm

ABENDROT, Volfgang (ABENDROTH, Wolfgang), filozof gjerm., sociolog dhe politolog (1906 -) U doktorua në Berlin më 1935, ndërsa nga viti 1937 deri 1941 për shkak të veprimtarisë antifashiste qe internuar në një kamp përqëndrimi. Pas luftës docent në Hale, prof. në Lajpcig, Jenë dhe Marburg. Me orientim marksist, kurse punimet kryesore kanë përmbajtje kritike ndaj kundërthënieve të shoqërisë qytetare.
Veprat kryesore: Wirtschaft, Geselschaft und Demokratie in der Bundesrepublik (1965); Das Grundgesetz (1966); Antagonistische Geselschaft und politische Demokratie (1967).
Back to top Go down
https://meennz.darkbb.com
Sponsored content





-=-Filozofi-=- Empty
PostSubject: Re: -=-Filozofi-=-   -=-Filozofi-=- Icon_minitime

Back to top Go down
 
-=-Filozofi-=-
Back to top 
Page 1 of 2Go to page : 1, 2  Next

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Meennz :: Tema te Ndryshme :: Tema te lira-
Jump to: