Mennnaa
 
HomePortalCalendarFAQRegisterLog in

Share | 
 

 Biografia e Ajnshtajnit (Einstein)

Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin


Posts : 42
Join date : 2008-12-03

PostSubject: Biografia e Ajnshtajnit (Einstein)   Thu Dec 04, 2008 8:20 pm

Albert Einstein, (shqip: Albert Ajnshtajn), (14 Mars 1879 – 18 Prill 1955) ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë. Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike".
Ajnshtajni vdiq në Princeton, New Jersey, SHBA më 18 prill, 1955.

Tabela e përmbajtjeve

[fshih]


  • 1 Biografia
  • 2 Thënie të Ajnshatjnit
  • 3 Referenca
  • 4 Lidhje të jashtme

//



[redakto] Biografia


Albert Ajnshtajn lindi në Ulm të Gjermanisë në vitin 1879, në një familje hebreje. I ati ishte pronar i një fabrike që prodhonte pajisje elektrike, ndërsa e ëma pëlqente librat dhe muzikën. Vetë Ajnshtajni ishte fëmijë i mbyllur, i cili filloi të fliste vonë dhe kishte vështirësi të mësonte për të lexuar.
Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.
Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.
Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikë. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë. Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.
Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.
Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.
Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.
Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin Teoria e Përgjithshme e Relativitetit, ku përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës. Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.
Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.
Letra e Ajnshtajnit dërguar ShBA-ve



Albert Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi. Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.
Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955.

[redakto] Thënie të Ajnshatjnit



  • Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria. Sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.
  • Gjëja më e pakuptueshme për botën është se ajo është e kuptueshme.
  • Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen për të banuar tepër në të ardhmen.
  • Jeta është si vozitja e një biçiklete. Për të mbajtur baraspeshën duhet të vazhdosh ti japësh.
  • Mos bëj kurrë ndonjë gjë kundër ndërgjegjes madje edhe po ta kërkoi gjendja.
  • Unë nuk kam dhunti. Unë jam vetëm kureshtar i sëmurë.
  • Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por mundoju më mirë të bëhesh një njeri me vlerë.
Back to top Go down
View user profile http://meennz.darkbb.com
 
Biografia e Ajnshtajnit (Einstein)
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Einsteins Engine

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Meennz :: Arsim,Shkenc, Histori etj :: Shkenc-
Jump to: